Pak më parë u raportua se një person është gjetur pa shenja jete në një lagje të Prishtinës dhe se viktima ishte vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj.
Policia ka konfirmuar lajmin, ku thotë se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thotë ndër tjerash Ahmeti.
Siç bëhet e ditur, ai ishte 42-vjeçar.
Në lidhje me rastin nuk është bërë ndonjë reagim akoma në rrjete sociale nga familjarët apo të afërmit. /Telegrafi/