Një person është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij në fshatin Sopot të Gjakovës.
Sipas raportit të policisë thuhet se mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Është raportuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është gjet afër shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë policore dhe mjekët të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/