Site icon Telegrafi

Gjendet i pa jetë turisti bullgar në Jezercë, kishte humbur rrugën

Është gjetur i vdekur turisti bullgar i cili ishte shpallur i humbur një ditë më parë në zonën e Jezercës në Bjeshkët e Nemuna në veri të Shqipërisë.

Strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, të ndihmuara nga Helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura ndërmorën një operacion kërkim shpëtimi, që zgjati për disa orë.

Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit- shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka. Përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i turistit.

Ministria e Mbrojtjes përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar të gjithë turistëve vendas dhe të huaj që në zonat me rrezikshmëri të lartë është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet e dhëna nga guidat e specializuara. /Telegrafi/

Exit mobile version