Një shtetase ka njoftuar Policinë pasi ka gjetur gjetur të pajetë babanë e saj, shtetasin F. R., 68 vjeç në banesën e familjes në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh në Mirditë.
Prej dy ditësh ai kishte humbur kontaktet me familjarët.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Deri në këto momente janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati.
Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e rastit si dhe për të zbardhur rrethanat. /Telegrafi/