Site icon Telegrafi

Gjendet një veturë me vlerë prej 6 milionë funtesh

Nipi dhe mbesa kanë trashëguar një garazh brenda së cilit ndodhet një veturë Bugatti 57S Atalante, i vitit 1937, një nga 17 sish sa janë prodhuar gjithsej në botë.

Kjo veturë do të vihet në shitje muajin e ardhshëm, ndërsa ekspertët parashikojnë se ajo mund të arrijë shumën prej 6 milionë funtesh, raporton gazeta Daily Mirror.

Dr. Harold Carr, i cili vdiq pa u martuar kurrë dhe pa pasur fëmijë, ua la trashëgimi këtë garazh të afërmve të parë të tij – ndërsa brenda këtij objekti ata kanë gjetur edhe dy vetura të tjera, një Aston Martin klasik dhe Jaguar E.

Nipi i Carrit nga Newcastle, i cili ka preferuar të mbetet anonim ka thënë: Nuk mund të besoj se kjo veturë ndodhej aty. E dija se kishte disa vetura, po nuk e dija se çfarë ishin ato.

Exit mobile version