Një velierë e braktisur ëshët gjetur në det të hapur mëngjesin e sotëm në Sarandë nga një peshkarexhë. Velieria ndodhej rreth 55 milje larg Siçilisë.
Dyshohet se mjeti është përdorur nga trafikantët e klandestinëve.
Në velierë janë gjetur gjatë kontrollit bidonë uji dhe ambalazhe të ndryshme, çka shton dyshimet se është përdorur për të transportuar klandestinë dhe më pas është braktisur.
Lidhur me velierën e gjetur në det kanë filluar verifikimet nga autoritetet. /Telegrafi/