Telegrafi

Gjendet një i vdekur në brigjet e liqenit Treska

Në brigjet e liqenit Treska është gjetur trupi i pajetë i një qytetari të Shkupit. Bëhet fjalë për D.A i cili është gjetur i vdekur në një rimorkio, dera e të cilës ka qenë e hapur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Një kalimtarë rasti e ka hetuar trupin e palëvizshëm dhe ka njoftuar menjëherë ndihmën e shpejtë, e cila e ka konstatuar vdekjen e personit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë, kurse trupi i D. A është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/