Ekspertët e mjekësisë ligjore në Irak janë duke e hetuar një varr masiv i cili u zbulua gjatë avancimit të trupave kundër Shtetit Islamik, njofton BBC.
Ushtria irakiane ka thënë se varri masiv është gjetur në tokën e një kolegji të agrikulturës në qytetin Hamam al-Alil, dhe në të ndodhen rreth 100 trupa, transmeton KosovaPress.
Shumica prej tyre janë skelete, kështu që mbetet e paqartë se kush ishin viktimat.
Militantët e ISIS-it kanë kryer shumë vrasje masive dhe janë akuzuar për mizori të freskëta në këtë zonë në javët e fundit.