Një vajzë 12 vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në fshatin Vratnicë të rajonit të Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vajzën e ka gjetur babai i saj, i cili e ka hapur me forcë derën e banjos, e ka parë vajzën pa shenja jete dhe të shtrirë në dysheme.
Vdekja e vajzës është konstatuar nga mjeku i mjekësisë ligjore, ku është konstatuar një lëndim në pjesën e prapme të kokës. SPB e Tetovës ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i vajzës do të dorëzohet në obduksion./Telegrafi/