Në fshatin Miravci të Gjevgjelisë policia ka gjetur një trup të pajetë.
Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekje pa shenja të dhunës ndërsa policia e Gjevgjelisë ka konstatuar se bëhet fjalë për personin N.S (55) nga Davidova.
Me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi./Telegrafi/