Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30 në një shtëpi në veri të Mitrovicës.
Bëhet fjalë për një grua 38-vjeçare, për rastin e së cilës fëmijët e saj njoftuan policinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës, Besim Hoti.
“Është gjetur një trup i pajetë pas orës 9:30 të mëngjesit të sotëm. Është raportuar në polici nga ana e fëmijëve të viktimës dhe në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur trupin e pajetë të gjinisë femërore (1982)”, ka konfirmuar Hoti.
Hoti tha për Telegrafin se këtë vdekje e kanë regjistruar si vdekje të dyshimtë, ndërsa sipas tij ka elemente të vetëvrasjes.
“Ne e regjistrojmë rastin si vdekje e dyshimtë. Ne nuk mund ta cilësojmë si vetëvrasje derisa të na vij raport, do të thotë zyrtare derisa e marrim raportin pas autopsisë. Mirëpo, vdekje e dyshimtë, elementet janë të vetëvrasjes, nuk ka elemente të veprës penale”, tha Hoti. /Telegrafi/