Site icon Telegrafi

Gjendet një trup i pajetë nga policia e Los Angeles, që dyshohet të jetë i aktores shqiptare Adea Shabani?

Aktorja shqiptare e cila po zhvillonte karrierën në Hollywood, Adea Shabani, ka mbi një muaj që është zhdukur.

Detektivët e departamentit të policisë në Los Anxhelos që hetojnë zhdukjen e aktores 25-vjeçare u përgjigjën se të martën në një vend në verilindje të Sacramentos, kanë gjetur një varr, që me gjasë është varri i mundshëm i aktores – njoftoi një dëshmitar okular.

Lajmet e dëshmitarëve okularë mësuan se një njeri që vrau veten pas një ndjekjeje të shkurtër në zonën e LA ishte i dashuri i shqiptares nga Maqedonia të zhdukur në Hollywood.

Sipas zyrës së sherifit, hetuesit nga të dy agjencitë e zbatimit të ligjit dhe antropologët nga Cal State Chico janë në vendin e ngjarjes të martën në një përpjekje “për të përcaktuar nëse mbetjet e gjetura janë të lidhura me çështjen e personave të zhdukur të LAPD-së, në këtë rast dyshohet të jetë trupi i shqiptares 25 vjeçare”.

Një zëdhënës i LAPD konfirmoi se detektivët e departamentit ishin në Nevada, por nga respekti për familjen që mund të preken, nuk pranoi të specifikonte rastin në të cilin lidhej ky hetim.

Nëna e Shabanit ofroi një shpërblim prej 25,000 dollarë për këdo që mund ta gjente atë. Ajo gjithashtu punësoi një hetues privat për të ndihmuar kërkimin.

Ky hetues privat nuk mund të jepte detaje të mëtejshme mbi rastin, por ai tha se nëna e Shabanit po mban shpresë “për një rezultat të mirë”.

“Adea është ende një person i zhdukur. Ne ende po përpiqemi të gjejmë, të zbulojmë se çfarë ka ndodhur me të dhe ta sjellim në familje”, tha Jayden Brant.

Sidoqoftë, shumica e miqve të aktores kanë filluar të shpërndajnë statuse ngushëlluese në rrjetet sociale, me çka edhe shtohen dyshimet për trupin e gjetur të aktores. /Telegrafi/

Exit mobile version