Site icon Telegrafi

Gjendet një trup i pajetë në rrugën e vjetër Ohër-Strugë

Trupi i pajetë i një personi mashkull, është gjetur dje rreth orës 10:30 në rrugën e vjetër Ohër-Strugë, në afërsi të lumit Sateska.

Siç informojnë nga MPB, hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB Ohër dhe më pas kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin D.S (60) nga Ohri, i cili më 7 shkurt është denoncuar si i humbur nga bashkëshortja e tij, N.S, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/

Exit mobile version