Një person është gjendur i pa jetë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Qifllak në komunën e Rahovecit.
Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graista, ka thënë për Telegrafin se personi është i moshës 35 vjeçare.
Policia e Kosovës është njoftuar rreth orës 6:30 për një trup të pajetë në oborrin e tij në fshatin Qifllak komuna e Rahovecit. Personi është i moshës 34-35 vjeç me inicialet N.M. Policia dhe të gjitha njësitë e tjera të nevojshme janë në vendin e ngjarjes përfshirë edhe Prokurorin dhe mjekësinë ligjore”, ka thënë ai.
Sipas tij Policia ka disa pista të hetimit për këtë rast.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Kemi disa pista të hetimet, dhe hetimet vazhdojnë”, ka thënë ai./Telegrafi/