QMK Rajonale Manastir informon se SPB Manastir ka njoftuar se në lokalitetin “Shtëpia e Gjuetisë” në Malin Pelister ka gjetur një person të vdekur (bjeshkatar).
Sipas informacioneve të para, bëhej fjalë për një të moshuar nga Shkupi (me iniciale A.S.).
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka njoftuar menjëherë Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) nga Manastiri, e cila ka një ekip për ndërhyrje në kushte malore, në mënyrë që i njëjti ekip të punësohet dhe trupi i të ndjerit të transportohet në vendin ku mund të jetë që të vijë një automjet mjekësor i urgjencës për ta marrë atë.
Për një koordinim më të mirë, QMK ka kontaktuar edhe personat në detyrë në MPB-SPB Manastir dhe DMSH-së për Manastir. Një ekip i Ministrisë së Brendshme duhet të bëjnë një inspektim”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se vendi ku u gjet personi ishte rreth 2.000 metra mbi nivelin e detit./Telegrafi/