Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Lana në Tiranë mëngjesin e kësaj të enjteje. Policia bën me dije se trupi u gjet në zonën e Brrylit në kryeqytet.
Nga këqyrja paraprake nuk rezulton që në trup të ketë shenja dhuna. Policia po vijon punën për identifikimit e personit që ka humbur jetën si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.12.2023, rreth orës 09:00, te Brryli, në lumin Lana, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë pa shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.