Trupi i një personi të pajetë është gjetur në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, në fshatin Ponçarë të Devollit.
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga A2 CNN, viktima nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa trupi do të çohet në morg për ekspertizë.
Pritet identifikimi i këtij shtetasi, rreth 60-vjeçar, e më pas do të bëhen edhe hetimet mbi zbardhjen e rrethanave që kanë sjellë vdekjen e tij. /Telegrafi/