Policia e Tiranës njofton se mëngjesin e së martës ka zbuluar trupin e dekompozuar të një shtetasi në rrugën “Gjergj Legisi”.
Nga verifikimet rezultoi se viktima është shtetasit I. T., 75 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/