Telegrafi

Gjendet një strukturë prej druri gjysmë milion vjeçare në Zambi

Zbulimi i trungjeve të lashta prej druri në brigjet e një lumi në Zambi ka ndryshuar kuptimin e arkeologëve për jetën e lashtë njerëzore.

Studiuesit gjetën prova se druri ishte përdorur për të ndërtuar një strukturë gati gjysmë milioni vjet më parë, transmeton Telegrafi.

Gjetjet, të publikuara në revistën Nature, sugjerojnë se njerëzit e epokës së gurit ndërtuan ato që mund të kenë qenë streha.

“Ky zbulim ka ndryshuar mënyrën se si unë mendoj për paraardhësit tanë të hershëm”, tha arkeologu Larry Barham.

Shkencëtari i Universitetit të Liverpool-it drejton projektin kërkimor “Deep Roots of Humanity”, i cili gërmoi dhe analizoi lëndën drusore të lashtë.

Zbulimi mund të transformojë besimin aktual që njerëzit e lashtë bënin jetë të thjeshta, nomade.

“Ata bënë diçka të re dhe të madhe nga druri”, tha Barham.

“Ata përdorën inteligjencën, imagjinatën dhe aftësitë e tyre për të krijuar diçka që nuk e kishin parë kurrë më parë, diçka që nuk kishte ekzistuar kurrë më parë”. /Telegrafi/