Telegrafi

Gjendet një serb pa shenja jete në Mitrovicë

Një serb është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Mitrovicë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Aleksë Santiq” , të dielën rreth orës 17:55.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.