Site icon Telegrafi

Gjendet një serb pa shenja jete në banesën e tij, nuk dihen shkaqet e vdekjes

Të enjten në Mitrovicën e Veriut, në ora 10 e 30, një mashkull serb është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version