Në parkun kombëtar “Mavrovë” është gjetur edhe një rrëqebull të cili i është vendosur pajisja GPS për të ndjekur lëvizjet e tij. Ekipi i Programit për ruajtjen e rrëqebullit ballkanik nga Shoqëria ekologjike e Maqedonisë bashkërisht me të punësuarit në parkun kombëtar “Mavrovë” e etiketuan rrëqebullin më 27 shkurt dhe deri sot në mënyrë të sukseshme e ndjek lëvizjen e tij. Bëhet fjalë për rrëqebull i gjinisë mashkullore i moshës dy vjeçare që peshon 19 kilogram.
“Që kur të punësuarit e parkun kombëtar “Mavrovë” na njoftuan për një gjah të një dhie të egër, u kthyem në vend dhe rrëqebulli ishte kapur me kurth. Rrëqebulli u lirua pas gjashtë orëve”, thotë Dime Mellovski, udhëheqës i Programit për rruajtjen e rrëqebullit ballkanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas këtij ekipi është interesante nëse ky rrëqebull nuk ka shënuar territorin e vet. Në këtë rast do të mund të zbulohen se cilët rrugë dhe i përdorin rrëqebullat për të gjetur vendin e vet dhe se do të jetë e rëndësishme ndjekja e rrëqebullit në muajt e ardhshëm./Telegrafi/