Telegrafi

Gjendet një mjet i pashpërthyer në ”Kodrën e Trimave” (Video)

(E plot9suar) – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mjeti i dyshuar tek ”Kodra e Trimave” u gjet nga një mashkull shqiptar, i cili ishte duke punuar me eskavator.

”Ai ishte duke punuar me eskavator (gërmuar) ne rrugën e Carralevës në trotuar në thellësi të trotuarit rreth 30 centimetra”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia rajonale e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Sipas njësisë që ka qenë në vendin e ngjarjes mjeti i dyshuar është i vjetër dhe nuk dihet kalibri por është në formë të predhës.

Nga vendi i ngjarjes njësia e deminimit është larguar rreth orës 11.50 ndërsa rasti mbetet nën hetime të mëtejme

—————————————————————————————–

Në mëngjesin e së martës në lagjen ”Kodra e Trimave” raportohet se është gjetur një mjet dyshues, armë e llojit të drejtuar me energji.

Sipas një lexuesi të klankosova.tv, ajo çfarë njësitet policore kanë gjetur sot, është një ‘raketë’, për të cilën nuk janë dhënë më tepër detaje ndërsa sipas pamjeve mjeti shihet të jetë larguar.

Klan Kosova është në kontakt me Policinë e Kosovës për të kuptuar detaje të reja rreth këtij rasti.