Një person është gjetur i pajetë këtë pasdite në zonën e Lungomares në Vlorë.
Mësohet se kanë qënë qytetarët ata të cilët kanë vënë re trupin e pajetë, i cili pluskonte në ujë.
Viktima dyshohet se është rreth 60 vjeç dhe se është mbytur në det.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.