Një person me iniciale Sh.P. është gjetur i vdekur në komunën e Podujevës
Burime të lajmi.net thonë se personi i vdekur është nga fshati Dumosh dhe ka qenë punëtor i KEDS-it.
Siç mësohet, të ndjerin e kishte kontaktuar një person i panjohur për ta pyetur diçka dhe pasi ka dal, nuk është kthyer më në shtëpi.
Sh.P. është gjetur i vdekur sot në rrethana të panjohura, mirëpo dyshimet e para janë se ai është vrarë. /lajmi.net/