Telegrafi

Gjendet një person i vdekur në një pyll në rrugën Graçanicë-Gjilan, policia konfirmon rastin

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes së ditës së mërkurë është gjetur një person pa shenja jete.

Sipas Policisë, personi është gjetur rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graçanicë-Gjilan, në pyll.

“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graqanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person, vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulancës”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Telegrafin.

Siç ka thënë tutje Hoxha, njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/