Një burr i moshuar rreth 60 vjeç është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Gostivar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në trupin e të vdekurit, nga SPB Tetovë informojnë, se nuk ka shenja dhune.
Bëhet fjalë për një person nga një fshat i Gostivarit i cili ka jetuar në mërgim ndërsa në Gostivar ka ardhë për vizitë.
Ekipet e hetimit kanë dalë në terren dhe kanë vërtetuar vdekjen e të njejtit.
Trupi i të vdekurit është dorëzuar në morgun e spitalit të Gostivarit dhe prokurori do të hetojë rastin./Telegrafi/