Telegrafi

Gjendet një person i vdekur në Leposaviq

Foto: Ilustrim

Një person i kombësisë serbe ka informuar se skaj hekurudhës kishte vërejtur një person të shtrirë në tokë, i cili ishte i vdekur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:18, në Leposaviq.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe ekipi mjekësorë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/