Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë se tij në Klinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. /Telegrafi/