Site icon Telegrafi

Një person i vdekur në Gllarevë, goditet nga kamioni

Foto: Ilustrim

E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në fshatin Gllarevë të Klinës, një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një kamion.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 8:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Gllarevë të Klinës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një këmbësorë. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka theksuar se rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante policore dhe se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. /Telegrafi/

———-

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Gllarevë, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve të Telegrafit një trup është parë i shtrirë në tokë, i mbuluar me batanije.

Policia është parë në vendin e ngjarjes.

Lajmi në plotësim. /Telegrafi/

Exit mobile version