Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:18 në fshatin Doll të komunës së Gjakovës.
Policia raporton se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse të ekipit mjekësor, të cilët kanë konstatuar për vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/