Telegrafi

Gjendet një person i vdekur në dhomën e hotelit në Shkup

Në një hotel, i cili gjendet prapa poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup, dje rreth orës 20.00 është denoncuar se në njërën nga dhomat e hotelit është gjetur i vdekur një person i gjinisë mashkull, i shtrirë në tokë me gjurmë gjaku.

Sipas rrëfimit të të punësuarve në hotel, personi i cili ka qëndruar në hotelin ka ardhur më 15 janar, është paraqitur si B.M pa dhënë dokument identifikimi. MPB-ja informon se pas urdhërit të prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/