Një person është gjetur i pajetë sot në një automjet në Vlorë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se personi në fjalë ka pësuar infarkt.
Aktualisht forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të saj.
Viktima, shtetasi me inicialet E. L., 45 vjeç është gjetur brenda një makine ngjyrë gri nga familjaret e tij.
Lexoni më poshtë njoftimin e policisë:
Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Ballkanweb/Telegrafi/