Telegrafi

Gjendet një person pa shenja jete afër lumit Ibër

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur afër lumit Ibër në pjesën veriore të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë për pjesën veriore të Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për Telegrafin se rasti konstatohet si vdekje e dyshimtë.

“Është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkullore pranë Lumit Ibër. Identiteti dhe mosha e tij ende nuk dihet deri sa të vije në vend të ngjarjes të vjen mjekësia ligjore”, ka thënë Hoti.

Sipas tij në vend të ngjarjes nuk ka ndonjë gjurmë lidhur me vdekjen e tij.

“Ende nuk dihet shkaktari i vdekjes, po ashtu në vend të ngjarjes nuk ka ndonjë gjurmë që mund të konstatoj diçka. Për momentin është vdekje e dyshimtë derisa të konstatohet e kundërta”, ka thënë ai./Telegrafi/