Një person është gjetur i pajetë në Qerret të Kavajës 200 metra larg nga bregu i detit.
Policia thotë se ai nuk është identifikuar ende, por u gjet nga disa peshkatarë të zonës.
Paraprakisht dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht në vendin e quajtur Përroi Leshniqës, transmeton Klan.al.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.