Një person është gjetur i mbytur në breg të detit të Durrësit. Forcat blu bëjnë me dije se trupi i pajetë u gjet rreth orës 19:40 në lagjen nr.1.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.
Deri tani, nuk ka detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë.
“Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /tch/