Telegrafi

Gjendet një person i vdekur në Elbasan

Islam Tanushi nga Shushica e Elbasanit është gjetur në një kanal nga kalimtarët e rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Ndërkohë, në vend ngjarje kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja dhune, transmetojnë mediat.

Viktima kishte qenë për vizitë te motra dhe pasi ishte larguar nuk ishte kthyer në shtëpi. Ndërkohë trupi i pajetë i viktimë s është dërguar në morg që t’i bëhet ekspertiza dhe të zbulohen shkaqet e vërteta të vdekjes se tij. /Telegrafi/