Policia raporton se nga një qytetar është informuar se në bregun e lumit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e mjetit të dyshuar, e më pas njësitë e EOD të KFOR-it amerikan në vendin e ngjarjes e kanë bërë shpërthimin e atij mjeti në mënyrë të sigurt.