Telegrafi

Gjendet një mjet shpërthyes afër liqenit të Batllavës

Një person ka njoftuar se pranë liqenit të Batllavës kishte hasur në një mjet shpërthyes.

Ai ka gjetur mjetin shpërthyes në fshatin Brainë të Podujevës.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa, njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë asgjësimin e mjetit./Telegrafi/