Një person në Gjakovë raportoi Policinë se gjatë pastrimit të lumit kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes.
Fillimisht, njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes që ka qenë rreth rrugës “Gjon Nikoll Kazazi”.
Ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit pa incidente.