Telegrafi

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Drenas

Foto: Arkiv

Një person në fshatin Gradicë të Drenasit, derisa ishte duke punuar me ekskavator, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr në mënyrë të kontrolluar-sigurte mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. /Telegrafi/