Një automjet tip Land Rover është gjetur i djegur në fshatin Grudë e Re në Shkodër.
Sipas policisë, brenda janë gjetur dy automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga atentatorët e masakrës në Shkodër.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Automjeti që udhëtonin Lici dhe Bushati humbi kontrollin dhe u përplas një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha. Kjo e fundit ndërroi jetë, ndërsa Bashkim Basha u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Në automjetin me të cilin lëvizte Lici dhe Bushati u gjetën tre pistoleta./abcnews.al/