Një kufomë është gjetur në një shtëpi në Skenderaj.
Policia njofton se sipas dëshmitares femër, në këtë shtëpi ka jetuar i vetëm një mashkull kosovar, por të njëjtin nuk e kishin parë 6 muajt e fundit.
Identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML. /Telegrafi/