Një kufomë mashkulli mbi 60 vjeç është gjendur në lagjen Ilinden në Shkup, tek vendi i quajtur ‘Pusta Kulla’, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për personin D.D nga fshati Tubarevë në Shkup i cili është gjetur i vdekur në rrugë. Personi që e ka gjetur kufomën e ka paraqitur rastin në SPB Ilinden dhe policia e ka hetuar rastin.
Personi i gjetur është i moshës 65 vjeçare kurse policia ka dhënë urdhër që të hetohet rasti nga Prokurori kujdestarë në gjukatën themelore në Shkup. Trupi i të vdekurit i është dorëzuar Institutit për Mjekësi Ligjore ku duhet të bëhet obduksioni. /Telegrafi/