Policia e Kosovës njofton se është gjetur e vdekur një grua në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Saradran të Istogut.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes, kurse ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj.
Zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibraj, ka thënë se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i 52-vjeçares i është dorëzuar familjarëve. Policia është duke e hetuar rastin.