Telegrafi

Gjendet një granatë dore në Zahaq të Pejës

Një person ka njoftuar se ka hasur në një mjet të dyshimtë në Zahaq të Pejës.

Rasti është raportuar të dielën në ora 14:30.

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësiti për deminim të FSK-së që e ka tërhequr mjetin të dyshimtë (granatë dore) pa incidente.