Një gjysmë kafkë njeriu është gjetur mbrëmjen e sotme në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit” në Tepelenë.
Policia njofton se nga këqyrja paraprake, dyshohet se gjysmë kafka është e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.
Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbetje të tjera kockore.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti./Tv Klan