Telegrafi

Gjendet një foshnjë e vdekur në Mississippi, policia thotë se ishte therur, vendosur në furrë dhe furra ishte ndezur

Zyrtarët e Misisipit po hetojnë pasi një vajzë e vdekur u gjet në një furrë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike në Mississippi, Warren Strain ka bërë të ditur se policia ishte thirrur mbrëmjen e së hënës në një shtëpi në Shaw.

Atje, siç ka thënë ai, një vajzë 20-muajshe u gjet e vdekur në një furrë.

Strain thotë se zyrtarët ende po hetojnë shkakun e vdekjes së vajzës, si dhe kur vajza mund të ketë vdekur – ndërsa bëhet e ditur se trupi i saj është dërguar për autopsi.

Ndërsa Sheriffi i Qarkut, Kelvin Williams, tregon se vajza ishte therur, vendosur në furrë dhe furra ishte ndezur.

Strain thotë se një person po merret në pyetje.

Shaw, me 2.000 banorë, është rreth 160 kilometra në veriperëndim të Jackson në rajonin e Delta të Misisipit. /Telegrafi/