Një person i vdekur dje është gjetur në shtëpinë e bulevardit ‘Nënë Tereza’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia ka informuar se dje në mëngjes rreth orës 08:30, kalorës i rastësishëm e ka vërejtur kufomën në terracë të një shtëpie të braktisur në bulevardin ‘Nënë Tereza’.
Rastin në polici e ka raportuar qytetari, ndërsa pas kryerjes së inspektimit, kufoma është dërguar për autopsi.
Tani për tani nuk ka informacione për identitetin e të vdekurit dhe arsyet e vdekjes. /Telegrafi/