Site icon Telegrafi

I gjendet një burrë i panjohur duke fjetur në divanin e verandës – gruaja xhiron momentin teksa ballafaqohet me të

Një grua u përball me një moment të çuditshëm kur gjeti një burrë të dehur duke fjetur në divanin e verandës – ajo filmoi çastin kur u përball me të panjohurin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Tasha Morton tha se ajo u zgjua nga nëna e saj e cila ishte alarmuar lidhur me rastin.

Në videon e publikuar nga The Mirror, burri mund të shihet duke fjetur në divan, dhe Morton vendos të përballet me të.

Tasha më pas e zgjoi atë nga gjumi dhe e pyeti nëse e dinte se ishte duke fjetur në shtëpinë e dikujt tjetër, së cilës ai u përgjigj me “jo”, dhe disa momente bëri një dalje të shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version